Formatim Wiki (Markdown)

Lidhje

Lidhje Redmine

Redmine lejon krijim lidhjesh mes burimesh (çështje, grupe ndryshimesh, faqe wiki…) prej ngado ku përdoret formatim wiki.

Lidhje Wiki:

Mund të krijoni lidhje edhe te faqe prej një projekti tjetër wiki:

Lidhjet Wiki shfaqen të kuqe, nëse faqja s’ekziston ende, p.sh.,: Faqe që s’ekziston.

Lidhje te burime të tjera:

Escaping:

Lidhje të jashtme

URL-ra (ç’fillon me: www, http, https, ftp, ftps, sftp dhe sftps) dhe adresa email shndërrohen vetvetiu në lidhje të klikueshme:

http://www.redmine.org, dikush@foo.bar

shfaq: http://www.redmine.org, dikush@foo.bar

Nëse doni të shfaqni një tekst të caktuar, në vend se URL-në, mund të përdorni sintaksën standarde Markdown:

[Sajti Redmine](http://www.redmine.org)

shfaq: Sajti Redmine

Formatim teksti

Për gjëra të tilla si kryetituj, të trasha, tabela, lista, Redmine mbulon sintaksën Markdown. Për të dhëna mbi përdorimin e cilësdo prej këtyre veçorive, shihni http://daringfireball.net/projects/markdown/syntax. Një dorë shembujsh jepen më poshtë, por mekanizmi është i aftë për shumë më tepër se kaq.

Stil shkronjash

* **të trasha**
* *Të pjerrëta*
* ***të trasha të pjerrëta***
* _të nënvizuara_
* ~~hequrvije~~

shfaq:

Figura brendazi

Tituj

# Titull
## Nëntitull
### Nënnëntitull

Redmine u cakton një spirancë secilit prej këtyre titujve, kështu që mund t’i lidhni me "#Titull", "#Nëntitull" e me radhë.

Blloqe citimesh

Niseni paragrafin me >

> Rails është një platformë e plotë për zhvillim aplikacionesh web ngritur mbi bazë të dhënash sipas rregullsisë Model-Parje-Kontrol.
Për të shfaqur sajtin, krejt ç’ju duhet është një bazë të dhënash dhe një shërbyes.

Shfaq:

Rails është një platformë e plotë për zhvillim aplikacionesh web ngritur mbi bazë të dhënash sipas rregullsisë Model-Parje-Kontrol. Për të shfaqur sajtin, krejt ç’ju duhet është një bazë të dhënash dhe një shërbyes.

Tryezë lënde

{{toc}} => tl e vendosur majtas
{{>toc}} => tl e vendosur djathtas

Vizore Horizontale

---

Makro

Redmine përmban makrot e brendshme vijuese:

hello_world

Shembull makroje.

macro_list

Shfaq një listë të krejt makrove të gatshme, përfshi përshkrimet përkatëse, në pastë.

child_pages

Shfaq një listë të faqeve pjella. Pa ndonjë argument, shfaq faqet pjella të faqes së tanishme wiki. Shembuj:

{{child_pages}} -- mund të përdoren vetëm që prej një faqeje wiki
{{child_pages(depth=2)}} -- shfaq vetëm 2 shkallë të folezëzimit
include

Përfshini një faqe wiki. Shembull:

{{include(Foo)}}

ose, për të përfshirë një faqe të një projekti specifik:

{{include(projectname:Foo)}}
collapse

Fut bllok teksti të tkurrur. Shembull:

{{collapse(Shihni hollësitë…)
Ky është një bllok teksti që, si parazgjedhje, është tkurrur.
Mund të zgjerohet duke klikuar mbi një lidhje.
}}
thumbnail

Shfaq një miniaturë të klikueshme të një figure të bashkëngjitur. Shembull:

{{thumbnail(image.png)}}
{{thumbnail(image.png, size=300, title=Thumbnail)}}
issue

Fut një lidhje te një çështje, me një tekst të zhdërvjellët. Shembuj:

{{issue(123)}}                              -- Çështja #123: Thellim aftësish makrosh
{{issue(123, project=true)}}                -- Andromeda - Çështja #123:Thellim aftësish makrosh
{{issue(123, tracker=false)}}               -- #123: Thellim aftësish makrosh
{{issue(123, subject=false, project=true)}} -- Andromeda - Çështja #123

Theksim kodi

Theksimi parazgjedhje i kodit bazohet në Rouge, një librari theksimi sintakse, shkruar 100% në Ruby. Mbulon mjaft nga gjuhët e përdorura rëndom, të tilla si c, cpp (c++), csharp (c#, cs), css, diff (patch, udiff), go (golang), groovy, html, java, javascript (js), kotlin, objective_c (objc), perl (pl), php, python (py), r, ruby (rb), sass, scala, shell (bash, zsh, ksh, sh), sql, swift, gjuhë xml dhe yaml (yml), ku emrat brenda kllapash janë aliase. Për listën e plotë të gjuhëve të mbuluara, ju lutemi, referojuni https://www.redmine.org/projects/redmine/wiki/RedmineCodeHighlightingLanguages.

Mund të theksoni kod në çfarëdo vendi që mbulon formatim wiki duke përdorur këtë sintaksë (kini parasysh që emri ose aliasi për gjuhën s’varet nga shkrimi me të madhe apo të vogël):

``` ruby
  Vendosni këtu kodin tuaj.
```

Shembull:

# The Greeter class
class Greeter
  def initialize(name)
    @name = name.capitalize
  end

  def salute
    puts "Hello #{@name}!"
  end
end